Erdogan viziton zonën e prekur dhe bën bilancin e tërmetit: Më shumë se 114 mijë njerëz janë nxjerrë nga rrënojat

Erdogan viziton zonën e prekur dhe bën bilancin e tërmetit:

Më shumë se 114,000 njerëz janë shpëtuar gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqinë juglindore, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë një udhëtimi në provincën Hatay ditën e sotme.

“Puna për pastrimin e mbetjeve është afër përfundimit, 114,834 njerëz janë shpëtuar”, tha presidenti për televizionin lokal.

Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë tronditën provincën Kahramanmaras të Turqisë, që ndodhet në juglindje të vendit më 6 shkurt.

Lëkundjet, të ndjekura nga qindra pasgoditje, u ndjenë në dhjetë provinca si dhe në vendet fqinje, përfshirë Sirinë.

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi ka kaluar 41,000, tha të dielën Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Turqisë, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Siri, të paktën 1,414 njerëz u vranë nga tërmeti dhe 2,349 njerëz u plagosën.

turqia termeti termeti ne turqi erdogan turqia

EMISIONET