Erdogan vishet si “pilot” pas sëmundjes dhe prezanton avionin luftarak KAAN, gjenerata e pestë

Erdogan vishet si “pilot” pas sëmundjes dhe prezanton avionin

Në kuadër të një aktiviteti parazgjedhor, Rexhep Taip Erdogan bëri të ditur se “avioni luftarak kombëtar i Turqisë” do të quhet KAAN.

Në vazhdën e polemikave për sëmundjen e  tij që u bë objekt i debatit global, presidenti turk postoi një foto në llogarinë e tij në Twitter ku shfaqej i veshur me një xhaketë piloti dhe syze dielli duke u ngjitur në kabinën e KAAN-it.

Erdogan vishet si “pilot” pas sëmundjes dhe prezanton avionin

Erdogan nuk hezitoi t'i dërgojë Greqisë një mesazh të ri paralajmërues.

"Ne do të vazhdojmë të shqetësojmë ata në anën tjetër të ujërave."

Turqia është tani në çdo "fushë" - në tokë, në det dhe nën ujë, në ajër dhe në hapësirë, tha Erdogan gjatë aktivitetit  “Century of the Future” i organizuar nga Turkish Aerospace Industries (TAI) në Ankara për prezantimin e avionit.

Erdogan vishet si “pilot” pas sëmundjes dhe prezanton avionin

Avioni i gjeneratës së pestë, KAAN, u zhvillua nga TAI për të zëvendësuar flotën e vjetër të F-16-ve, theksoi ai, në vazhdën e pamundësisë së turqve për të marrë miratimin e Kongresit për pajisjet e përmirësimit.

“Me këtë avion, Turqia do të bëhet një nga pesë vendet që kanë këtë lloj teknologjie”, tha Erdogan.

Erdogan vishet si “pilot” pas sëmundjes dhe prezanton avionin

Avioni, i nisur si projekt në vitin 2016, është 21 metra i gjatë dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 1.8 mach falë motorëve të tij të dyfishtë, të cilët mund të prodhojnë 13,000 kg shtytje secili.

"Emri i tij është KAAN, shpata e tij qoftë e mprehtë!" komentoi industria turke në postimin e saj.

KAAN, si një avion i gjeneratës së pestë, sipas TAI, ka shumë karakteristika të avancuara, të tilla si zbulimi i dëmeve luftarake, zbulueshmëria e ulët, shënjestrimi i saktë dhe ruajtja e brendshme e armëve.

avione luftarake rexhep taip erdogan zgjedhjet ne turqi

EMISIONET