“E rëndë në SHBA, kërcënohet me vdekje prokurori që po heton Donald Trump

“E rëndë në SHBA, kërcënohet me vdekje prokurori

Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po hetojnë në lidhje me një kërcënim me vdekje dërguar Prokurorit të Distriktit të Manhatanit, Alvin Bragg, pasi iu dërgua një zarf me pluhur të bardhë.

Bragg, i cili po heton ish-presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh që pretendohet se ia dha aktores dhe regjisores së filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.

Bragg ka paraqitur prova para një jurie të madhe që po shqyrton nëse do të padisë Trump, i cili është sinjalizuar mund të përballet me akuza penale për pagesën e parave të heshtura për aktoren Daniels.

Burime brenda policisë treguan se letra i drejtohej prokurorit te Manhatanit Alvin Bragg-it ku shkuhej: “ALVIN: DO TË TË VRAS!, sipas medias amerikane NBC News.

Pas ekspertizës zyra e prokurorit tha se brenda zarfit nuk kishte asnjë substance te rrezikshme.

Autoritetet deklaruan se shenjat në zarf tregonin se letra ishte dërguar me postë nga Orlando, Florida në fillim të kësaj jave. New York Times gjithashtu vuri në dukje se, edhe nëse Trump akuzohet, dënimi maksimal eshte katër vjet burgim.

Trump është kandidati i parë i shpallur për zgjedhjet presidenciale vitin qe vjen bashkë me Nikki Haley, ish-ambasadore e OKB, në garën paraprake republikane.

Shumica e sondazheve tregojnë se Trump është përpara rivalëve të mundshëm, përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron De Santis.

Ish-presidenti Trump gjithashtu po hetohet për dokumentet e klasifikuara të sekuestruara në Florida verën e kaluar si dhe për përpjekjet e tij për t’i anuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

donald trump shba prokurori alvin bragg

EMISIONET