Kuvendi mbyll sesionin të enjten! Në fokus, Reforma Territoriale dhe harta e re e bashkive

Kuvendi mbyll sesionin të enjten! Në fokus, Reforma Territoriale dhe

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë të enjten, më 23 korrik, seancën e fundit plenare për këtë sesion, ku fokusi kryesor do të jetë votimi i raporteve për reformën territoriale.

Megjithëse do të paraqiten dy raporte, ai i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike, pritet që të miratohet raporti i socialistëve për shkak të 84 votave që ata disponojnë si mazhorancë.

Pikëpyetja kryesore mbetet nëse mazhoranca do të paraqesë propozimin për një hartë të re territoriale, e cila mund ta reduktojë numrin aktual të 61 bashkive në 50 ose 40, ndërsa ndryshimet e tjera ligjore për vetëqeverisjen dhe financat vendore janë shtyrë për sesionin e ri në muajin shtator.

EMISIONET