Protestuesja hoqi flamurin izraelit nga ambasada/ PD dënon aktin: Akt i papranueshëm, autori duhet të përballet me drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit të ndodhur një ditë më parë, kur një protestuese hoqi flamurin e Izraelit të vendosur në ambientet e ambasadës së këtij shteti në Tiranë.
PD e cilëson ngjarjen si një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim me marrëdhëniet tradicionale të miqësisë që lidhin Shqipërinë dhe Izraelin.
Sipas Partisë Demokratike, veprimi ndaj flamurit të Izraelit përbën një akt që cenon simbolikën e një shteti mik dhe nuk përfaqëson ndjenjat e qytetarëve shqiptarë ndaj popullit izraelit.
PD kërkon që autorja e ngjarjes të përballet me pasojat ligjore dhe që institucionet përgjegjëse të ndjekin procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Në reagim thuhet se Shqipëria dhe Izraeli kanë marrëdhënie të veçanta historike dhe se akte të tilla nuk duhet të ndikojnë në lidhjet mes dy vendeve dhe dy popujve.


