VIDEO/ Përshkallëzohen protestat në Francë, policët tërheqin zvarrë kolegun e tyre që u godit në kokë nga demonstruesit
Përshkallëzohen protestat në Francë mes qytetarëve që demonstrojnë kundër miratimit të reformës së pensioneve, ndaj policisë.
Tre policë francezë janë detyruar që të tërheqin zvarrë një koleg të tyre, i cili u godit nga një send në kokë dhe u rrëzua para tyre. Incidenti u regjistrua në periferi të një demonstrate të madhe në Paris, në ditën e nëntë radhazi të protestave kundër ligjit të sigurimeve të miratuar nga qeveria.
Un policier s’effondre après avoir reçu un projectile sur la tête.#NonALaReformeDesRetraites #greve22mars #manif23mars #CensurePopulaire #GreveGenerale #ReformeDesRetraites pic.twitter.com/yPEzP74qJG
— La Luciole – Média (@laluciolemedia) March 23, 2023
Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria Macron. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.