Bilanc tragjik në Venezuelë/ Regjistrohen 4,561 viktima pas tërmeteve shkatërruese

Bilanc tragjik në Venezuelë/ Regjistrohen 4,561 viktima pas

Venezuela po përballet me pasojat e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda të viteve të fundit, pasi bilanci i viktimave nga tërmetet e fuqishme të 24 qershorit ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga presidenti i Parlamentit, Jorge Rodriguez, numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 4,561, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në zonat më të prekura.

Autoritetet raportojnë se rreth 16,740 persona kanë mbetur të plagosur nga lëkundjet e forta, ndërsa 17,907 të tjerë kanë humbur banesat dhe kanë nevojë për strehim dhe ndihmë humanitare.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për gjetjen e personave të prekur dhe vlerësimin e dëmeve materiale. Ekipet në terren po punojnë gjithashtu për sigurimin e ndihmave bazë për mijëra familje të prekura.

Tërmetet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të vendit, duke lënë pas një situatë të vështirë humanitare dhe një sfidë të madhe për autoritetet venezueliane.

EMISIONET