BE-ja do t'u japë mbrojtje të përkohshme të gjithë refugjatëve që ikin nga konflikti në Ukrainë

BE-ja do t'u japë mbrojtje të përkohshme të gjithë

Bashkimi Evropian do t'u japë mbrojtje të përkohshme të gjithë refugjatëve që ikin nga konflikti në Ukrainë, sipas Komisioneres për Çështjet e Brendshme të bllokut, Ylva Johansson.

Johansson e bëri njoftimin në një postim në Twitter të enjten, duke e quajtur atë një vendim historik.

Ndërsa Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin dha detaje të mëtejshme se si do të ofrohet mbrojtja në një deklaratë për shtyp.

"Kjo pajisje do të lejojë vendet anëtare të BE-së t'u ofrojnë personave që ikin nga konflikti në Ukrainë një përgjigje të përshtatur me situatën e tyre. Personat e kualifikuar mund të përfitojnë nga një status mbrojtës i ngjashëm me atë të refugjatit, në çdo vend të BE-së për një periudhë njëvjeçar” -  thuhet në deklaratë.

Ministrat e BE u takuan të enjten për të aktivizuar Direktivën 2001/55/CE, e cila ofron mbrojtje të përkohshme në rastin e një fluksi masiv të personave të zhvendosur.

Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian përshëndetën vendimin, duke thënë se ai pasqyron angazhimin e plotë të BE-së për të treguar solidaritet ndaj Ukrainës dhe për të marrë detyrën e saj ndaj viktimave të kësaj lufte të pajustifikueshme.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të ndihmuar Ukrainën dhe viktimat e luftës”, - theksoi Darmanin.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi e quajti vendimin e BE-së të paprecedentë.

Ka pasur më shumë se një milion të ardhur refugjatë ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.

EMISIONET