Banka Botërore i ofron Ukraines 1,34 miliardë dollarë për Krishtlindje

Banka Botërore i ofron Ukraines 1,34 miliardë dollarë për

Ukraina mori 1,34 miliardë dollarë nga Banka Botërore në ditën e Krishtlindjes.

“Paratë do të përdoren kryesisht për pagesat e pensioneve dhe pagat e punonjësve të mbrojtjes civile”, njoftoi sot Ministria e Financave në Kiev.

Një kredi prej më shumë se 1 miliard dollarë u garantua nga qeveria japoneze, ndërsa pjesa tjetër u ofrua nga Norvegjia, SHBA-ja dhe Zvicra.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus përmes mbështetjes masive perëndimore për më shumë se 22 muaj.

Ky është viti i parë ku Kisha Ortodokse e Ukrainës ka festuar Krishtlindjet më 25 dhjetor si Perëndimi në vend të datës ortodokse ruse të 7 janarit.

EMISIONET