Banda ruso-ukrainase grabiste refugjatët ukrainas në Spanjë, rrëmbyen edhe pulla me vlerë gjysmë milioni euro
Banditë ukrainas dhe rusë po punonin së bashku në Spanjë për të vjedhur para dhe sende me vlerë nga refugjatët ukrainas që u vendosën në vend pas pushtimit rus, tha policia lokale.
Të dyshuarit, shtatë ukrainas dhe tre rusë, kishin vënë në shënjestër refugjatët të cilët gjatë arratisjes kishin marrë me vete “të gjitha kursimet dhe sendet e tyre me vlerë të madhe”, sipas autoriteteve policore.
Dhjetë të arrestuarit besohet se kanë hyrë në shtatë shtëpi të refugjatëve ukrainas në provincat e Alicante dhe Murcia.
Policia ka konfiskuar sende të ndryshme me vlerë rreth 1.25 milionë euro, bizhuteri dhe kompjuterë.
Ndër sendet me vlerë ishte një koleksion pullash me vlerë gjysmë milioni euro.
Autorët kishin instaluar pajisje GPS në makinat e përdorura nga viktimat në mënyrë që të mund të gjurmonin lëvizjet e tyre.
Spanja mirëpriti rreth 160,000 refugjatë ukrainas pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Kohët e fundit, autoritetet njoftuan se kishin çmontuar një rrjet që operonte tre fabrika duhani, ku refugjatët detyroheshin të punonin në banesa.