Babai vret vajzën influencere se u largua për të jetuar në Turqi, "vrasja për nder" ngjall zemërim

Babai vret vajzën influencere se u largua për të jetuar në

Vdekja e një influencereje 22-vjeçare në Irak ka shkaktuar zemërim mbi kulturën e vazhdueshme të "vrasjes për nder" në vend.

Në një postim në Twitter, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Saad Maan tha të premten se Tiba al-Ali u vra nga babai i saj më 31 janar në provincën jugore të Diëaniya.

Babai i Ali thuhet se ishte i pakënaqur me vendimin e saj për të jetuar vetëm në Turqi.

Maan tha se policia ishte përpjekur të ndërmjetësonte në "mosmarrëveshjen familjare" pa dhënë detaje të mëtejshme rreth bazës së mosmarrëveshjes.

Ai tha se pas takimit fillestar të policisë me familjen, “ne u befasuam të nesërmen me lajmin për vrasjen e saj nga duart e babait të saj, siç edhe e pranoi ai në dëshminë paraprake”.

Ali ishte një YouTuber që postonte video nga përditshmëria e saj në Turqi. Videot e saj gjithashtu shfaqnin rregullisht të fejuarin e saj.

Një burim policor i tha AFP se ajo kishte udhëtuar në Turqi me familjen e saj në vitin 2017, por më pas kishte refuzuar të kthehej në shtëpi me ta.

Ajo kishte jetuar atje që atëherë, tha burimi policor.

Vdekja e saj ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

“Gratë në shoqëritë tona janë peng i zakoneve të prapambetura për shkak të mungesës së masave parandaluese ligjore dhe të qeverisë, të cilat aktualisht nuk janë në përpjesëtim me madhësinë e krimeve të dhunës në familje. Po për ligjësimin e Ligjit Kundër Dhunës në Familje” shkruan aktivistja Ala Talabani.

Në një deklaratë, Amnesty International ka dënuar vrasjen "e tmerrshme".

"Derisa autoritetet irakiane të miratojnë legjislacion të fortë për të mbrojtur gratë dhe vajzat ... ne do të vazhdojmë në mënyrë të pashmangshme të jemi dëshmitarë të vrasjeve të tmerrshme," thuhej në një deklaratë të zëvendësdrejtoreshës së grupit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Aya Majzoub.

 

irak vrasje per nder

EMISIONET