Agresioni rus, forcat ukrainase vijojnë sulmet me dron në Moskë

Agresioni rus, forcat ukrainase vijojnë sulmet me dron në Moskë

Rusia thotë se ka rrëzuar tre drone në përpjekje për të sulmuar kryeqytetin e Moskës gjatë natës.

Ministria ruse e mbrojtjes bën me dije se dy drone u shkatërruan me sukses mbi rajonet Mozhaisk dhe Khimki, ndërsa një tjetër u bllokua dhe goditi një ndërtesë në kompleksin e qytetit të Moskës.

Sakaq nuk raportohet për asnjë të lënduar. Sipas autoritetit shtetëror të aviacionit të Rusisë, fluturimet në aeroportet lokale u pezulluan, por u rihapën disa orë, më vonë.

Moska i quajti sulmet me dron si “veprime terroriste” nga Ukraina. Sakaq Kievi ende nuk ka komentuar ngjarjen apo të marrë përsipër sulmet.

EMISIONET