Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

Carlo Ancelotti po drejton Brazilin duke përdorur një qasje të ndryshme për secilin nga lojtarët e repartit ofensiv, në një skuadër ku vëmendja dhe pritshmëritë janë shumë të larta.

Në kampin stërvitor në Morristown, puna është e organizuar në mënyrë të kujdesshme, ndërsa brenda ekipit kërkohet komunikim i vazhdueshëm për të menaxhuar presionin që vjen nga jashtë.

Në qendër të vëmendjes është Vinicius Junior, i cili deri tani ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë të Brazilit në këtë turne. Ai është përfshirë në të gjashtë golat e skuadrës, duke shënuar katër vetë dhe duke kontribuar edhe me një asist dhe një devijim që solli tjetër gol.

Vinicius ka folur për rolin e Ancelottit, duke treguar se trajneri i kërkon lëvizje të caktuara në fushë, gjë që sipas tij po jep rezultate. Ai ka përmendur edhe marrëdhënien e mirë me trajnerin, përfshirë edhe një moment pas golit me kokë, ku Ancelotti i kishte premtuar një “dhuratë” nëse shënonte në atë mënyrë.

Trajneri italian i ka dhënë besim të plotë sulmuesit të Real Madridit, edhe në periudhat kur ai nuk kishte statistika të mira me kombëtaren.

Në repartin e sulmit, Ancelotti ka provuar edhe zgjidhje të tjera në qendër të sulmit. Fillimisht është përdorur Igor Thiago, por pa rezultatet e pritura, ndërsa më pas rolin e ka marrë Matheus Cunha, i cili ka shënuar 3 gola në 2 ndeshje.

Një tjetër temë është edhe përdorimi i lojtarëve të rinj. Në skuadër janë dy futbollistë të vitit 2006, Endrick dhe Rayan. Ndërsa Endrick është më i njohur, minuta ka marrë edhe Rayan, i cili aktivizohet në Premier League me Bournemouth dhe ka debutuar si titullar në një ndeshje të rëndësishme të turneut.

Për Endrick, Ancelotti ka ruajtur një qasje të qetë, duke i dhënë mesazh për durim dhe zhvillim gradual, ndërsa në opinion është rritur diskutimi për rolin e tij në skuadër.

Në këtë mënyrë, Brazili i Ancelottit po ndërtohet me role të qarta, ku çdo lojtar ka detyra të ndryshme dhe trajtimi i tyre bëhet sipas karakteristikave individuale.

EMISIONET