Shtetasit amerikanë mbrëmjen e djeshme shkuan për të fjetur dhe u zgjuan sot në mëngjes duke mos qenë të sigurt se kush do të jetë presidenti i tyre i ardhshëm.

Teksa numërimi vazhdon dy kandidatët kryesorë për President, Donald Trump dhe Joe Biden kanë dhënë deklaratat e tyre duke qenë të sigurt për fitoren e tyre.

Me rezultatin akoma në ajër si Trump ashtu dhe Biden u shprehën se janë në rrugën drejt fitores.

Mëngjesin e sotëm Biden u ka kërkuar durim mbështetësve të tij dhe se është mjaft optimist për rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje. Durimi juaj është për tu lavdëruar. Ne e dinim që kjo do të shkonte gjatë … ndoshta nesër në mëngjes, ndoshta edhe më gjatë.Unë jam optimist për këtë rezultat”- tha ai.