Berisha: Protestoni studentë, studimi s'është mollë e ndaluar për të varfrit

Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha mbështet protestën e studentëve të Tiranës dhe fton që ata të bashkohen për të ardhmen e tyre kundër reformave të qeverisë në arsim, që e kanë shndrruar universitein në “mollë të ndaluar” për të varfrit.

Në një mesazh në Fb, Berisha shkruan sot se studentët po protestojnë kundër rritjes së tarifave universitare që nominalisht janë më të larta se në 96% të vendeve, kurse realisht janë 2-5 herë më të larta se në të gjitha vendet e Europës; kundër shndërrimit të masterit në privilegj për pakicën dhe ndëshkuar shumicën e studentëve tanë, duke përmbysur kështu sistemin europian të Bolonjës; kundër antirefomës për kalimin mbi supet e familjeve shqiptare të të gjithë faturës së shkollimit të femijëve të tyre me sistemin e kreditimit duke i zhytur në borxhe gjithë jetën; kundër shndërrimit të universiteteve në mollë të ndaluar për të varfërit e vendit.

Protesta studentore është rruga e vetme për të qëndruar ndaj padrejtësive.Studente dhe studentë, të reja dhe te rinj, bashkohuni në protestë për të ardhmen tuaj! Shembulli i studentëve duhet të frymezojë çdo qytetarë. Studentët do fitojnë!

ar.sh/Oranews.tv

EMISIONET