BE miraton vaksinën AstraZeneca për përdorim
Rregullatori i barnave të Bashkimit Europian ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat që janë mbi 18-vjeç.
Ky vendim ka ardhur pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme nëse kompania anglo-suedeze e ilaçeve po thyen angazhimet e saj të shpërndarjes së vaksinave.
Javën e kaluar AstraZeneca tha se furnizimet e vaksinave do të ulen për shkak të problemeve në një nga fabrikat e saj të BE.
Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se kontrata e nënshkruar në muajin gusht përmbante "urdhra detyrues" dhe bëri thirrje për një shpjegim.
