Basha nga Durrësi: Rama u bë gazi i botës, e treta fushatë që premton ujin e pijshëm

Basha nga Durrësi: Rama u bë gazi i botës, e treta fushatë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit ku është takuar me një komunitet qytetarësh të ardhur në qytetin bregdetar.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës u shpreh se më 25 Prill Shqipëria do të rikthehet shqiptarëve. Ndërsa nuk hezitoi të komentojë premtimin e kryeministrit Edi Rama për 24 orë ujë të pijshëm gjatë mandatit të tretë.

Lulzim Basha: 25 prilli është dita që do të ndajë nëse Shqipëria do t’i kthehet shqiptarëve apo do të vazhdojë të jetë çiflig siç ka qenë në këto 8 vite, në duart e një njeriu të vetëm. Rama u bë gazi i botës, e treta fushatë që premton ujin e pijshëm. Përse nuk u bë? S’kishte para? Kjo nuk është e vërtetë. Miliarda para janë hedhur për luks apo fasada.

Sipas Bashës, 25 Prilli do të jetë data kur shqiptarët do të marrin hak me votë.

Vendi Lajme durres lulzim basha Politikë Lajmi i fundit PD vota Aktualitet

EMISIONET