"Alterteksti, sistem i dështuar", Nikolla: Nuk nuk janë bërë përzgjedhje cilësore
Autorët e tekteve shkollor e quajtën të dështuar altertekstin dhe i bënë disa propozime ministrisë së arsimit. Vetë ministria Nikolla tha se jo gjithmonë janë bërë përzgjedhje cilësore.
Si autor tekstesh, akademiku i njohur Shezai Rrokaj tha se është abuzuar me përzgjedhjen e librit bazë; me të nuk është eksperimetuar më parë në shkolla dhe nuk informohej as botuesi në rast se ishte teksti fitues.
Ndërsa Et`hem Ruka tha se nuk dihet nga kush përbëhet komisioni që përgjedhë tekstet duke bërë që në shkolla të përfundoj teksti më i keq.
Alterteksti, si sistem i deformuar është konsideruar edhe akademiku Mark Marku.
Kritikat u shprehën në një tryezë të ngitur nga ministria e arsimit Nikolla me akademikët në kohë kur në arsim është lajmëruar nisja e një reforme të thellë të ndyrshimit të kurrikulave fillimisht të arsimit bazë.
