ASHR në ditën botërore të shëndetit oral
Edhe pse prishja e dhëmbëve vazhdon të mbetet një nga problemet e mëdha tek fëmijët e vegjël, sipas një studimi të fundit me fëmijët e moshës 6-12 vjeç në kryeqytet, vihet re një rënie e numrit të dhëmbëve të prishur tek fëmijët, duke e çuar nga 5 në mesatarisht 2 ose 3 dhëmb të prishur për fëmijë.
Të dhënat vijnë në kuadër të ditës botërore të shëndetit oral, nga një studim i kryer nga ASHR, sipas të cilës një përmirësim i ndjeshëm vihet re kryesisht tek fëmijët 6 vjeç, ku pothuajse 80 % e tyre nuk paraqesin fare probleme.
Edhe vetë fëmijët janë më të sensibilizuar për tu kujdesur për higjenën e gojës.
Në kuadër të ditës botërore të kujdesit oral, ASHR ka organizuar aktivitet sensibilizues me fëmijët e shkollës “Vasil Shanto”, për të rritur më shumë kujdesin ndaj dhëmbëve.
