Zbardhet dëshmia: Si e zbuluam lojën, Genti hapi pakot, në vend të kokainës gjeti orizin

Zbardhet dëshmia: Si e zbuluam lojën, Genti hapi pakot, në vend

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Gentian Malindin, i akuzuar si porositësi i pakove me kokainë që u kapën pak kohë me parë ne Portin e Durrësit.

Në një prononcim pas vendimit Ilir Malindi babai i Gentian Malindit, i cili ndodhet ne arrati ka hedhur akuza të rënda ndaj oficereve të policisë gjyqësore dhe policisë, të cilët sipas tij kanë falsifikuar procesverbalin e marrjes në pyetje të Ardian Begës

Ilir Malindi: Janë të dyja ato të firmosura nga avokatë të ndryshëm, po në të njëjtën orë dhe datë. Më 20 shtator ora 5, ai është pyetur në orën 14, pastaj i ka vajtur vendimi i arrestit. Është e pamundur që në të njëjtën orë dhe datë të jepen dy. Ne do kërkojmë shpërdorim detyre të atyre që e kanë kryer dhe falsifikim.

Ndërkohë në procesverbalin e marrjes ne pyetje të Ardian Begës siguruar nga RTV Ora Bega ka treguar se Malindi i kishte premtuar atij 200 mijë lekë nëse shpërqendronte rojet e portit në kohën kur personi tjetër Altin Myslimhaka ka shkuar tek sheshi i kontejnerëve dhe ka nxjerrë prej andej pakot e para me lëndë narkotike. I arrestuari ka dëshmuar se pas marrjes së pakove, Malindi ka nisur makinën dhe i ka kërkuar Myslihakës të prekte qeset me kokainë duke I thënë “shtypi pak dhe shiko nëse japin si boshllëk”.

"Altini i tha “po, ashtu më duket, ndërsa Genti i kërkoi të nxirrte një nga pakot dhe kontrolloi paketimin. Më pas i kërkoi të nxirrte dhe një tjetër dhe e pyeti nëse ishin gjithsej 22. Në ato moment i pyeta duke u thënë “çfarë është kjo” por Genti i acaruar më kërkoi të pushoja dhe mori pakon e dytë të cilën pasi e shikoi tha “nuk është kjo mbështjellja, qenka lojë” duke na kërkuar që të mos flisnim pasi “kishte çip”. 

I arrestuari tregon edhe momentin kur në pako kanë zbuluar oriz.

 “Kur po lëviznim në zonën e Plepave, Genti kërkoi hapjen e pakove dhe pasi në dy prej tyre gjetën oriz, hodhën çantën nga makina. Gentian Malindi po ecte shumë shpejt, unë nuk di me detaje çfarë ndodhi më pas sepse isha I tronditur më kanë lënë diku dhe është larguar. Kam shkuar në shtëpi dhe dy orë më vonë kanë ardhur policët që më kanë arrestuar". 

Më 19 shtator 2019 në portin e Durrësit u kapën 4 kontejnerë të nisur nga Ekuadori ku ishte fshehur 137 kilogramë kokainë. Autoritetet amerikane dhe policia greke zbuluan ngarkesën në portin e Pireut dhe para mbërritjes së saj në Shqipëri zëvendësuan kokainën duke mbushur pakot me oriz.




EMISIONET