Trump rikthen pretendimet për Groenlandën: Duhet të jetë nën kontrollin e SHBA-së!

Trump rikthen pretendimet për Groenlandën: Duhet të jetë

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij se Groenlanda duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara dhe jo të Danimarkës.

Gjatë një takimi me presidentin turk në Ankara, ku po zhvillohet samiti i NATO-s, Trump u tha gazetarëve se territori gjysmë autonom danez duhet të administrohet nga SHBA.

“Duhet të kontrollohet nga SHBA, jo nga Danimarka”, deklaroi presidenti amerikan.

Kjo nuk është hera e parë që Trump shpreh interes për Groenlandën.

Pretendimet e tij për marrjen nën kontroll të ishullit kanë shkaktuar më parë tensione diplomatike mes Uashingtonit dhe Kopenhagenit, ndërsa autoritetet daneze kanë kundërshtuar vazhdimisht çdo ide për ndryshimin e statusit të territorit.

EMISIONET