Xhafaj flet për operacion në Gjermani, pak minuta më pas mësohet arrestimi i Arbër Çekajt

Dy operacione të suksesshme kundër krimit janë ndërmarrë me policinë e Spanjës dhe Gjermanisë, detaje të cilat pritet të jepen në orët e pasdites.
E paralajmëroi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në forumin për sigurinë publike mbajtur mesditën e sotme në Lezhë.
Fatmir Xhafaj: Jo më larg se sot, unë besoj pasdite, ndoshta kur ta finalizojë, policia e shtetit ka dy operacione shumë të sukseshshme me Spanjën e Gjermaninë, që kanë të bëjnë me aktivitet të rëndë kriminal. Kemi nisur njëkohësisht me parterët tanë cështje penale"
Xhafaj nuk dha shumë detaje të tjera, por pak minuta pas deklaratës së tij u mësua arrestimi i Arbër Çekajt, pronari i kontenierit me banane ku u gjetën 613 kg kokainë. Kujtojmë gjithashtu se operacioni i fundit që u zhvillua në Spanjë është ai i kapjes së 1 ton kokaine, për të cilën u arrestuan dy shtetas shqiptarë.
Hetimet po vijojnë edhe në Shqipëri.
Pas Lezhes radhen e ka Durresi e Vlora
Ministri i Brendshë theksoi se do të vendosen para ligjit grabitësit e tokave në bregdet.
Fatmir Xhafaj: "Ajo çfarë ka ndodhur në bregdetin e Lezhës është një batërdi, papërgjegjshmëri akt kriminal. Nuk e kemi vetëm në Lezhë. Shumë shpejt do të dëgjoni në Durrës dhe më pas në Vlorë"