U arrestuan pas tërmetit, pushohen hetimet për 8 inxhinierë, ndërtues dhe ish-kryekomunarë në Durrës

Gjykata e Durrësit ka vendosur pushimin e çështjes për 8 ndërtues dhe inxhinerë të arrestuar në qytetin bregdetar për abuzime me ndërtimet në qytetin e Durrësit dhe zonën e Golemit.
Në mesin e personave ndaj të cilëve u pushuan hetimet janë dhe inxhinieri Arben Qato, pronar i Hotel 'Vila Palmës' që u shemb nga tërmeti dhe në të cilin humbi jetën babai i saj Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali, Klajdi Qato, si dhe ish-kryekomunari i Rrashbullit Hysen Gashi.
Gjykata thotë se kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës brenda 15 ditëve nga shpallja e këtij vendimi.
Vendimi i gjykatës
1-Pushimin e proçedimit penal në ngarkim të pandehurit Enver Shaba i akuzuar
për veprën penale të "Ndertimi i paligjshem" (shtuar me ligjin nr.176/2014),
parashikuar nga neni 199/a pgr.3 të Kodit Penal.
2- Pushimin e proçedimit penal në ngarkim të pandehurit shoqeria "Shala-E-CO"
(Ish- Enrezo) sh.p.k i akuzuar për veprën penale të "Ndertimi i paligjshem"
(shtuar me ligjin nr.176/2014), parashikuar nga neni 199/a pgr.3 të Kodit
Penal”.
3- Pushimin e proçedimit penal në ngarkim të pandehurit Hysen Gashi, i akuzuar
për veprën penale të "Shperdorimi i detyres" e kryer ne bashepunim,
parashikuar nga neni 248 - 25 të Kodit Penal.
4- Pushimin e proçedimit penal në ngarkim të pandehurit Arben Qato, i akuzuar
për veprën penale të "Shperdorimi i detyres" e kryer ne bashepunim,
parashikuar nga neni 248 - 25 të Kodit Penal.
5- Pushimin e proçedimit penal në ngarkim të pandehurës Merita Zeqaj, e
akuzuar për veprën penale të "Shperdorimi i detyres" e kryer ne bashepunim,
parashikuar nga neni 248 - 25 të Kodit Penal.
6- Pushimin e proçedimit penal në ngarkim të pandehurit Valentin Stanaj, i
akuzuar për veprën penale të "Shperdorimi i detyres" e kryer ne bashepunim,
parashikuar nga neni 248 - 25 të Kodit Penal.
7- Pushimin e proçedimit penal në ngarkim të pandehurës Alketa Blakaj e
akuzuar për veprën penale të "Shperdorimi i detyres" e kryer ne bashepunim,
parashikuar nga neni 248 - 25 të Kodit Penal.
8- Pushimin e proçedimit penal në ngarkim të pandehurit shoqëria "Universal
Engineering 08"shpk i akuzuar për veprën penale të "Shperdorimi i detyres" e
kryer ne bashepunim, parashikuar nga neni 248 - 25 të Kodit Penal.
LEXO të plotë vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Durrës