Video/ Tottenham shokon, skuadra e kategorisë së katërt e eliminon nga kupa
Mbrëmja e djeshme ishte shokuese për Tottenham të cilët u skualifikuan nga kupa Carabao.
Këtë disfatë ia shkaktoi një skuadër e cila luan në League 2, kategoria e katërt angleze. Colchester arriti të fitojë në raundin e 1/16 me anë të penalltive, ndërkohë që në kohë të rregullt ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0.
Për Tottenham gaboi nga pika e bardhë Eriksen dhe Lucas, dy lojtarë që ishin esencial në suksesin e një sezoni më parë në Uefa Champions League.
Kujtojmë që më herët Colchester skualifikoi dhe Crystal Palace, një tjetër skuadër të Premier League.
Ndërkohë Manchester City, Arsenal, Leicester dhe Everton nuk zhgënjejnë përballë kundërshtarëve të tyre. Citizens fituan me rezultatin 0-3 ndaj Preston ndërsa Arsenal shkatërroi Nottingham Forest 5-0.
