Rama nga ‘Porto Montenegro’: Na e kaluan njëherë topin për shalësh, por Shqipëria nuk do e humbasë më shansin historik

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale nga Mali i Zi, ndërkohë që para zyrës së tij ndodhen mijëra qytetarë që i kërkojnë dorëheqjen. Në një postim në Facebook, Rama e cilësoi Porto Montenegron si një “perlë” që, sipas tij, u zhvillua në Mal të Zi pasi nuk gjeti mbështetje në Shqipëri vite më parë.
Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbasë më mundësitë historike që ka përpara, duke iu referuar procesit të integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Postimi i Ramës:
LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA O çuna, goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane.
