FOTO-LAJMI/ Sot protesta e 5 kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen në sheshin 'Skëndërbej'

Ditën e sotme po mbahet protesta e pestë paqësore kundër projektit të Zvërnecit.

Me flamuj e pankarta në duar, qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë, duke u bërë thirrje për bashkim të gjithë të zhgënjyerve nga politika.

Protestuesit kanë brohoritur në kor “U ka ardhur fundi, në burg”, drejtuar Ramës dhe Berishës.

FOTO-LAJMI/ Sot protesta e 5 kundër projektit në Zvërnec,

Mësohet se, kauzës i është bashkuar në shesh edhe Engjëll Cani, babai i të ndjerit Martin Cani.

Një pedagoge shqiptare që jeton dhe punon në Suedi, i është bashkuar gjithashtu protestës në Tiranë për çështjen e Zvërnecit. Duke folur për mediat, ajo tha se kishte ardhur me urgjencë për të kërkuar mbrojtjen e trojeve shqiptare, ndërsa theksoi se shumë shqiptarë ndihen të zhgënjyer nga politika dhe përfaqësuesit e tyre.

“Kam vite që jetoj atje. Mu desh që të vija rrufe, jo vetëm që të kërkoj mbrojtjen e trojeve, por anë e mbanë na vjen turp që jemi shqiptarë, për shkak të politikanëve tanë. Do ta lë vendin atje dhe do të vij këtu. Jam e prekur emocionalisht, kjo është e padurueshme, që të lënë vendet dhe të vinë këtu. Është momenti për bashkim kombëtar!”, tha ajo.

Teksa protestuesit marshojnë, disa nga pankartat që bien në sy janë: "A je shqipe, a je pulë".

FOTO-LAJMI/ Sot protesta e 5 kundër projektit në Zvërnec,

Postera të tjera i referohen shembjes së ndërtesave në Theth vitin e kaluar, ku shkruhet: "Dje Thethi, sot Rrjolli, Zvërneci, nesër Skavica". 

FOTO-LAJMI/ Sot protesta e 5 kundër projektit në Zvërnec,

Aktivistët kanë zgjedhur edhe karikaturat me krerët e partive kryesore, si formë për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës në vend.

FOTO-LAJMI/ Sot protesta e 5 kundër projektit në Zvërnec,

EMISIONET