Rexha: Deti i trazuar nuk fal, pushuesit rrezikojnë jetën pavarësisht paralajmërimeve

Rexha: Deti i trazuar nuk fal, pushuesit rrezikojnë jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi bregdetin e Velipojës, ku dallgët e mëdha dhe të papërballueshme rrezikuan seriozisht jetën e disa të rinjve. Detajet e reja tregojnë një realitet të frikshëm: pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga rojet e plazhit, pushuesit shpesh zgjedhin të sfidojnë qëllimisht detin e trazuar, një vendim ky që mund të rezultojë fatal.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte vrojtuesi i plazhit Egland Rexha, ka ndarë detaje tronditëse mbi papërgjegjshmërinë e disa qytetarëve, duke theksuar se bilanci mund të kishte qenë shumë herë më i rëndë. Sipas tij, personat që tentojnë të hyjnë në ujërat e rrezikshme janë kryesisht ata që nuk dinë not ose që e mbivlerësojnë aftësinë e tyre. “Deti i trazuar nuk të fal”, është shprehur ai, duke bërë të ditur se ngjarja u shmang nga të qenurit një tragjedi masive vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të varkave, pushuesve të tjerë dhe rojeve bregdetare (lifeguards).

" Realisht dje ishte një det shumë i keq, një situatë shumë e rëndë ka ndodh.

Edhe pavarësisht se nga ana jonë u është thënë shumë pushuesve që ju themi nuk duhet me hy, nuk duhet me hy.

Gjithmonë janë ata që tentojnë me hy në det, janë ata që s'e dinë notin ose e dinë notin jo aq sa e mbajnë veten...

Atëherë deti, siç thonë, nuk të fal. Kur është deti i trazuar nuk të fal.

Realisht nga informacionet që kemi marrë ne, ata kanë hy, u lanë dhe kanë ndihmu varkat atëherë, që shkojnë me ndihmu njëri-tjetrin... Fatmirësisht nuk ka qenë tragjedia aq e madhe, falë ndihmës së pushuesve dhe atyre që ishin në ambientet aty, rojeve të plazhit, lifeguards.

Nuk gjej fjalë me i thënë se është një ngjarje shumë e rëndë.

Të përgatitura jemi, sepse u bënë disa vite që rrimë ne këtu, djemtë që punojmë këtu, dhe shumë biznese, po them, janë sensibilizuar sepse të kesh një vrojtues është një favor i madh sepse, duke të parë ty andej te kulla, ose duke i rënë bilbilit, ose duke u thënë pushuesve 'dilni jashtë se nuk lejohet', njerëzit edhe fillojnë e sensibilizohen. Në një plazh ku ka vrojtues nuk lahen, mund të shkojnë edhe pak më larg dhe fillojnë e lahen prapë, kujtojnë se e bëjnë për vete", u shpreh Rexha.

 

EMISIONET