Thaçi: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci me Kosovën, veriun se lëshoj me asnjë çmim
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se vija e kuqe e bisedimeve me Serbinë është veriu dhe për asnjë arsye dhe asnjë çmim ndarjen e Kosovës.
Duke folur pas takimit me krerët e institucioneve të Kosovës, Thaçi tha se idetë për veriun janë të huaja.
Ai përsëriti qëndrimin e tij që Kosovës ti bashkangjiten Presheva,Medvegja dhe Bujanoci në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë.
Këtij realiteti, tha Thaçi, nuk duhet ti frikësohet askush.
Kreu i Shtetit të Kosovës pati një përgjigje edhe për kundërshtarët, kur tha se Kosova nuk do të mbetet peng e inatçinjve dhe njerëzve të dështuar në politikën kosovare.
Thaçi tha se të gjithë janë pajtuar që dialogu duhet të vazhdojë dhe të marrin pjesë në takimin e 7 shtatorit, gjithmonë duke punuar për një marrëveshje që instalon paqe në Kosovë dhe Serbi.
Hashim Thaçi: Duke punuar për një marrëveshje sa më gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje që hap perspektivë për qytetarët e Kosovës, që instalon paqe mes vendeve tona por edhe rrit frymën euroatlantike në rajon, një marrëveshje ligjërisht oblikative në rrafshin ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë por edhe që i garanton Kosovës njohjen reciproke nga Serbia, që përjashton çdo mundësi të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve por me mundësi që Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci në kuadër të demarkimit të kufirit ti bashkangjiten Kosovës.Definitivisht shpresoj dhe besoj se është e mundur.
Edhe sot kam diskutuar me shumë autoritete ndërkombëtare, të gjithë e mbështesin dialogun, janë që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt paqësore, janë që të vazhdojë dialogu. Ne nuk kemi rrugë tjetër përpos dialogut, përpos bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Idetë për veriun janë ide të huaja, ide të njerëzve që duan ndarjen e Kosovësl. Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë, me asnjë çmim diçka të tillë. Por askush nuk duhet ti frikësohet që Kosovës ti bashkangjitet Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
Do të punoj me të gjithë aktorët politikë, njerëzit dashamirës dhe në fund përmes referndumit qytetarët e Kosovës të deklarohen për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.Kosova nuk do të mbetet peng e njerëzve inatçinj në politikën kosovare, njeëzve të dështuar, njerëzve që më herët kanë qenë të gatshëm me i dorëzu Kosovën krej Serbisë, dhe le të flasin tani për ankime, në emër të patriotizmit apo me i shpall luftë dikuj. Kur ka qenë vetë lufta kanë hezitu apo kanë pasur një pozicion komplet jo të guximshëm, as që kanë guxuar që Kosova të fitojë lirinë dhe pavarësinë. Nëse dikush mendon t’i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni ne jemi këtu, Albin Kurti e Isa Mustafa, ndoshta kanë mundësi operative por lufta ka përfunduar, e kemi fituar luftën.
Sot nuk mjafton vetëm të jesh i lirë dhe i pavarur. Synimi jonë është që Kosovën sa më parë ta anëtarësojmë në NATO, BE dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. A mund të hyjmë ne në NATO, BE dhe OKB pa një marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi që nënkupton njohjen. Unë them jo. Kush ka zgjidhjen magjike e mbështes.
