Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, Xhaçka: Nuk e harrojmë ndihmën e popullit turk, lutje për sa më pak viktima

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, Xhaçka: Nuk e harrojmë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shprehur solidaritet për tërmetin vdekjeprurës në Turqi. Në një reagim, ministrja thotë se Shqipëria nuk i harron ndihmën dhe solidaritetin Turqisë për tërmetin e 26 nëntorit.

"Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme", shkruan Olta Xhaçka.

Olta Xhaçka. Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie. Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme.

EMISIONET