Tërmeti në Turqi, Cakaj: Lutemi për vëllezërit tanë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2020, 22:10
Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm në Turqi. Në një status në tëitter, Gent Cakaj thotë se Shqipëria është pranë vëllezërve turkë në këto momente të vështira.
"I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi . Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë", shkruan Cakaj.