Tenderi në Zimbabve: A është Ilir Dedja - Klodian Mërtiri, Tirana shkëmben informacion me Interpolin

Tenderi në Zimbabve: A është Ilir Dedja - Klodian Mërtiri,

Interpoli ka nisur verifikimin e të dhënave për gjetjen e biznesmenit Ilir Dedja, i akuzuar si personi që arriti marrëveshjen prej 60 milionë dollarë në Zimbabve. Mësohet se ekspertët po verifikojnë të dhënat në të dy vendet, teksa në regjistrat e gjendjeve civile të dhënat rezultojnë kontradiktore.

Autoritetet shqiptare kanë nisur verifikime lidhur me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja, i cili  akuzohet u përfshi në një aferë korruptive prej 60 milionë dollarësh në shtetin afrikan Zimbabve.

Zyra Qëndrore e Interpol dhe ajo në Tiranë kanë shkëmbyer informacione lidhur me gjeneralitetet e Dedjas.

Të dhënat nga Interpol kërkohen pasi nga zyra në Budapest është nisur një hetim për pastrim parash, për kompaninë që përfitoi pagesën prej 2 milionë dollarësh nga qeveria e Zimbabves.

Objekti i kontratës ishte për sigurimin e materialeve mjekësore për parandalimin e koronavirusit.  

Në media u bë e ditur se marrëveshja u bë pa garë, ndaj dhe menjëherë nisën hetimet.

Fillimisht u arrestua Ministri i Shëndetësisë, i cili pasi doli në gjykatë u lirua me garanci pasurore prej 50 mijë dollarësh.

Obadiah Moyo u shkarkua nga posti, duke u bërë Ministri i dytë i qeverisë vendase i përfshirë në një skandal të përmasave të mëdha.

Megjithatë ende mbetet enigmë se cili është Ilir Dedja, pasi sipas medieve në Zimbabve ai ka operuar me një kompani offshore.

Opozita ka ngritur pretendimet se Dedja është Klodian Mërtiri, i njohur ndryshe dhe me emrin Mirel Mërtiri.

Ky i fundit përmes një deklarate për mediat ka mohuar akuzat.

Ndërsa nga të dhënat nuk rezulton që Ilir Dedja të jetë Klodian Mërtiri, pasi Dedja rezulton të jetë i ditëlindjes së vitit 1969, ndërsa Mërtiri, i vitit 1978.

Por pavarësisht kësaj, zyra qendrore i ka përcjellë të dhënat zyrës në kryeqytet, për të nisur verifikimet.

EMISIONET