Shkresa "anulohen operacionet" fut në sherr spitalin me PD

Një shkresë e bërë publike dhe një denoncim i ish deputetit demokrat Bardh Spahia, bëri që spitali rajonal i Shkodres të vihej në lëvizje. 

Ky institucion me një vendim të datës 26 dhjetor, kishte vendosur anullimin e operacioneve prej datës 30 dhjetor deri me 6 janar 2020,  me argumentin e mirëmenaxhimit dhe mirëplanifikimit të shërbimit mjekësor në periudhën e festave të funvitit. Por për selinë blu kjo ndodh si pasojë e tejkalimit të buxhetit nga koncensioni i sterilizimit. 

“Ju njoftojmë se për arsye të mirëmenaxhimit dhe mirëplanifikimit të mbulimit të shërbimit mjekësor të urgjencës për peridhën e festave të fund-vitit 2019 dhe fillim-vitit 2020 lind nevoja të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara për peridhën 30 dhjetor 2019 dhe deri në 06 janar 2020" shkruhet ne dokumentin i cili i është drejtuar Gëzim Galiqit, shef i Shërbimit të Kirurgjisë dhe Senad Hallunit, Shef i Shërbimit të Obstetrikë - Gjinekologjisë.

Ora News disponon  dokumentin që mban datën 26 dhjetor 2019 dhe është firmosur nga z/drejtori I shërbimeve klinike, Agustin Suma.

Krejt qëndrim të kundërt ka drejtori i spitalit Ardian Dajti që kërkesa është keqkuptuar dhe një vendim i tillë merret cdo vit në dy periudha të ndryshme të vitit.

Dajti thotë se në një ditë normale mund të jenë rreth 5 apo 6 operacione të planifikuara.  Ndërsa pezullimi i tyre nuk bëhet për shkak te mungeses së mjekeve të urgjences

Ardian Dajti: As nuk ka pengesa në ilaçe, as në materiale të sterizilimit, apo diçka të tillë. Është thjesht një komunikim midis nëndrejtorit me dy shefat që ne të marrim masa dhe të menaxhojmë sa më mirë periudhën e festave.

Kjo shkrese për titullarin e spitalit po përdoret politikisht, gjë e cila nuk duhet të ndodhe pasi shërbimi shëndetesor duhet të mbështetet nga të gjithë.

Ardian Dajti: Kjo po shfrytëzohet në maksimum politikisht, por ndoshta në këtë moment nuk është koha me bë politikë. Ky moment është të mos krijojmë panik dhe mesazhi im është që këtu nuk ka ndryshuar asgjë prej ditës së sotme që po punohet normalisht dhe në ditët në vazhdim që janë ditë festash. Me datë 6 e mbrapa të vazhdojmë normalisht.

Lajmi i mire qe vjen nga bluzat e bardha është mbi gjëndjen e vogelushit 5 vjecar që u aksidentua 1 natë më parë duke rënë nga makina e të atit. Dajti thote se gjendja e tij është përmiresuar.

Ardian Dajti: Nuk mund të themi se është jashtë rrezikut sepse do kohë. Por sot mund të themi që fëmija është koshient, reagon, përgjigjet. Nuk ka defiçite.

EMISIONET