SKANDAL DHE E PAPRECEDENTE, ISHSH KERKON TE MBYLLE SINJALIN E RTV ORA

SKANDAL DHE E PAPRECEDENTE, ISHSH KERKON TE MBYLLE SINJALIN E RTV ORA

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në mënyrë të paprecedentë urdhëron mbylljen e aktivitetit të Radio Televizionit  Ora. Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet ndërprerja e aktivitetit dhe mbyllja e sinjalit të televizionit, pa bërë asnjë inspektim apo verifikim në terren.

Tirane- Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë.  Tregues është vendimi i paprecedentë i Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e televizionit pa bërë asnjë verifikim, apo inspektim në terren.

Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë me argumentin e pranisë së jo më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, ISHSH ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora. Një vendim i tillë merret në mungesë të një akt konstatimi sic e kërkojnë ligjet dhe procedurat dhe në një kohë kur qeveria nuk ushtron asnje kontroll në rrugë dhe bizneset kanë nisur aktivitetin normalisht. 

Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni dhe vihet në shënjestër një media kritike  e cila nuk pranon të transmetojë kronika të gatshme.

"Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg. 

Duan të mbyllin televiziionin sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë" thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.

ISHSH mori vendimin e gjobitjes pa asnjë vëzhgim në studio ku gjatë gjithë kohës është respektuar distanca me 2.5 metra. Madje rrezikun e perhapjes se koronavirusit nuk e shikon ne asnje biznes qe ne nje javë solli aq shumë të infektuar sa në dy muaj bashkë por i trembet virusit se mos përhapet në studio. ISHSH tregohet arbitrare se fal ata që transmetojnë kronika të gatshme dhe jane gati të penalizojne ata që nuk transmetojnë kronika të gatshme.   

Yldon Media Group nis betejën ligjore me ISHSH dhe garanton shikuesit: Transmetimet do vazhdojnë

Te gjithe solidarizohen me RTV Ora

Ky vendim, qe eshte një akt i pastër lufte ndaj medias dhe gazetarëve kritikë të RTV Ora ka ngjallur dhe reagimet e shumta si të gazetarëve por dhe të opozites 

Reagimet minute pas minute

Ora 21:22 -  Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë: Mbyllja e RTV Ora një keqpërdorim i pushtetit për të intimiduar mediat

Ora 21:22 - Qendra për Zhvillim dhe Mbrojtje e Medias së Re: Mbyllja e medias është rreziku më i madh që i kanoset një shoqërie

Ora 21:19 - Vokshi: Urdhri për mbylljen e RTV Orës është hakmarrje politike e Edi Ramës dhe abuzim i rrezikshëm me pushtetin

Ora 20:59 - Avokati i Popullit: Kufizimi i fjalës së lirë me gjoba dhe mbyllje të transmetimeve më e rrezikshme se pandemia

Ora 20:50 - Masat arbitrare ndaj Rtv Ora, Rakipi: ISHSH polici politike, një njollë tjetër e zezë e Ramës në raport me mediat

Ora 20:47 - Ngjela për vendimin e mbylljes së RTV Ora: Rama e di ligjin si ekip basketbolli lagjesh, AMA jep vendimin përfundimtar

Ora 20:45 - Video editorial i “Koha Jonë”: Rama fillon hakmarrjen ndaj mediave kritike

Ora 20:39 - Braimllari: Mbyllja e RTV Ora është kriminale dhe goditje e fjalës së lirë

Ora 20:35 - Asnje diktator deri me tash nuk i ka mbyllur mediat me arsyetimin: Nuk po me pelqejne lajmet kunder meje

Ora 2029: - Të gjitha tiranitë sundojnë përmes mashtrimit dhe forcës, por pasi u zbulohet mashtrimi ata mbështeten ekskluzivisht tek forca

Ora 20:27 - Skandali i ISHSH me Orën, moderatorët: Respektuam distancimin, pandemia pretekst

Ora 20:27 - Mirëdita Shqipëri, je plotësisht në diktaturë

Ora 20:22 - Mediu: Gjobitja dhe mbyllja e TV Ora një ngjarje skandaloze

Ora 20:14 - Mbyllja e RTV Ora, Dhimitri: Komandanti i rilindjes po përdor pandeminë për të patur të gjitha pushtetet

Ora 20:09 - Kryemadhi: Duke i hapur rrugën një të çmenduri morëm në qafë Shqipërinë, gjobat nisën me Orën se s'pranoi kompromise

Ora 19:54 - Kokëdhima: Televizioni Ora nuk mund të mbyllet, Qeveria të mos i shkojë më tej kësaj historie

Ora 19:52 - Vendimi i Ramës për mbylljen e RTV Ora, ka frikë nga e vërteta që thuhet

Ora 19:51 - Anetarja e AMA-s, Suela Musta: Shpjegimet teknike per te mbyllur sinjalin e RTV Ora përpjekje e qëllimshme politike

Ora 19:46 - Yldon Media Group nis betejën ligjore me ISHSH dhe garanton shikuesit: Transmetimet do vazhdojnë

Ora 19:42 - Adi Krasta: Mbyllja e televizionit Ora, një tjetër rekord i turpshëm për këtë pushtet

Ora 19:36 - Këshilli Shqiptar i Medias: Qeveria të tërheqë masat për RTV Ora dhe të kërkojë falje publike

Ora 19:34 - Mbyllja e RTV Ora, Reagon Meta: Thellësisht i shqetësuar. E papranueshme dhe e patolerueshme.

Ora 19:15 - Gazetarja Alba Kepi: Sulmi ndaj Orës tregon se e kemi bërë mirë punën, e kam të vështirë t'ua shpjegoj kolegëve italianë

Ora 19:02 - Zylyftar Bregu: Kur media është në rrezik, shoqëria ka rrëshkitur drejt diktaturës

Ora 19:01 - Luan Baçi: Lajmi i fundit! Vendi në diktaturë

Ora 18:52 - Reporterët pa Kufij të shqetësuar për gjobën arbitrare ndaj Tv Ora

Ora 18:46 - Erisa Xhixho: Sot unë jam me Ora News!

Ora 18:44 - Luan Rama: Kryeministri kundër Ora News, prej krimit në krim

Ora 18:40 - Vendimi për mbylljen, Gjata: Rama u hakmorr ndaj Orës dhe paralajmëroi të tjerët: Bëhuni dele, ose do e pësoni!

Ora 18:36 - Nora Malaj: Sot karantinuan RTV Orën , po nesër kush e ka radhën??!!

Ora 18:25 - Mesila Doda: "Mbyllja e TV Ora, perpelitjet e fundit te nje qeni te ngordhur..."

Ora 18:18 - Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias: Të shqetësuar për mbylljen e RTV ORA, të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë

Ora 18:12 - Mbyllja e RTV Ora/ Shima: Po mbyllet një tv që nuk jep lajme të gatshme

Ora 18:10 - Mbyllja e TV Ora, Andi Bushati: Cdo gazetar që hesht nuk është asgje me shumë se WC e tij

Ora 18:03 - Kërpaçi: RTV ORA mboshti propagandën e qeverisë, vendimi për mbyllje një kërcënim për demokracinë

Ora 17:53 - Balliu: RTV Ora kërkohet të mbyllet sepse i jep zë popullit dhe jo pushtetarëve të krimit

Ora 17:52 - Reagon Unioni i Gazetarëve: Akte lufte ndaj medias dhe gazetarëve kritikë

Ora 17:48 - Reagon Kryemadhi: Mbyllja e RTV Ora, akt diktatorial i qeverisë së hashashit

Ora 17:47 - Berisha: Sonila gjobën e ka nga Hanëm Surreli se telefonoi live 127 dhe s'u përgjigj njeri

Ora 17:40 - Mbyllja e RTV ORA, Mehmetaj: Çfarë aktesh të tjera duhen bërë që të kuptoni se autoritarizmi është kthyer?

Ora 17:24 - Reagon Vasili: RTV Ora po sulmohet politikisht për të mbyllur gojën, degradim i turpshëm i ISHSH

Ora 17:07 - Vendimi skandaloz për mbylljen e Rtv Ora, Shima apel ndërkombëtare: Reagoni sa nuk është vonë, po shtypet fjala e lirë

Ora 16:58 - Mbyllja e RTV Ora, Malaj: Lajm i keq për demokracinë, shteti të bëjë kujdes me mediat

Ora 16:50 - Reagon Basha: Ramavirusi pasi infektoi me Covid fasoneritë për të mos u dhënë paga, tani kërkon të mbyllë median

Ora 16: 30 - Drejtori i Rtv Ora: Duan te mbyllin televizionin se kemi qene te ndershem dhe te vertete

Ora 16:00 - Vasili: Mbyllja e Tv Ora kanibalizëm mafioz shtetëror, është ora t'u qëndrojmë përballë maskarenjve

Ora 15:30 - Demalia: Kjo që ndodhi me RTV Ora, të dalin 1 mln njerëz te sheshi i Teatrit deri sa të largohet Rama!







Vendimi i inspektimit të AM... by Ora News Lajme on Scribd


EMISIONET