Pesë shtetet ku patentat shqiptare njihen e konvertohen pas një vit qëndrimi

Pesë shtetet ku patentat shqiptare njihen e konvertohen pas një vit

Në Shqipëri konvertohen dhe njihen patentat nga 87 vendet e ndryshme të botës, por patentat shqiptare njihen vetëm në 5 shtete. Autoritetet e Drejtorisë së lejeve të drejtimit sqarojnë se marrëshjet ekzistuese janë në fuqi prej disa viteve, ndërsa po kryen negociatat që patentat shqiptare të njihen edhe në Bosnje Hercegovinë që do e çonte në 6 numrin e marrëveshjeve respektive.

Patentat e 87 shteteve njihen në Shqipëri në bazë të marrëveshjes së Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor me autoritetet respektive.

Drejtoria e lejeve të drejtimit qartëson opinionin publik se në këtë rast nuk bëhet fjalë që patentat e lëshuar në vendin tonë të njihen në këto shtete, por këto patenta të  huaja konvertohen në Shqipëri sipas ligjit dhe procedurave përkatëse.

Shkelqim Gruda: Lista është e ndarë në tre kolona, kolona e parë është shtetet që bëjnë pjesë në Konventën e Vjenës, kolona e dytë është shtetet e BE, kolona e tretë është shtetet të cilat kemi marrëveshje.Ne si Drejtori jemi të detyruar që të gjithë personat të cilët vinë nga këto shtetet me leje qëndrimi në Shqipëri t’ua konvertojmë lejen e drejtimit nga e huaj në shqiptare. Është në nenin 184 të Kodit Rrugor.Edhe të SHBA, edhe të Kanadasë, edhe këto shtete.

Janë vetëm 5 shtetet ku pas një viti qëndrimi mund të konvertohen dhe njihen patentat shqiptare.

Shkelqim Gruda: Kemi marrëveshje me Kroacinë, Italinë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Kosovën. Ata e konvertojnë lejen e drejtimit nga shqiptare në të huaj.

Vetë drejtuesit e automjeteve kërkojnë që autoritetet e vendit të bëjnë përpjekje që të zgjerohet numri shteteve për njohjen e patentave shqiptare për shkak të lëvizjes së shpeshta për të punuar apo për të jetuar në vendet fqinje dhe jo vetëm.

Sipas Drejtorit të lejeve të drejtimit, vendi në të cilën po vijojnë negociatat për njohjen e patentave shqiptare është Bosnje-Hercegovina.

Lista e 87 shteteve, patentat e të cilëve  njihen në Shqipëri

1. Armenia

2. Austria

3. Azerbajxhani

4. Bahama

5. Bahreini

6. Bjellorusia

7. Belgjika

8 . Bosnje Hercegovina

9. Brazili

10. Bullgaria

11. Republika e Afrikës Qendrore

Kili

12. Kosta Rika

13. Bregu i Fildishtë

14. Kroacia

15. Kuba

16. Republika Çeke

17. Republika Demokratike e Kongos

18. Danimarka

19. Ekuadori

20. Estonia

21. Finlanda

22. Franca

23. Gjeorgjia

24. Gjermania

25. Gana

26. Greqia

27. Guajana

28. Selia e Shenjtë

29.Hungaria

30 Indonezia

31. Irani

32. Izraeli

33. Italia

34. Kazakistani

35. Kenia

36. Kuvajti

37.Kirgistani

38. Letonia

39. Liberia

40. Lituania

41. Luksemburgu

42.Meksika

43.Moldavia

44. Monako

45.Mongolia

46. Mali i Zi

47. Maroku

48. Hollanda

49. Nigeri

50. Norvegjia

51. Pakistan

52. Peruja

53. Filipine

54. Polonia

55. Portugalia

56. Qipro

57. Katari

58. Republika e Koresë

59. Rumania

60. Federata Ruse

61. San Marino

62. Senegali

63. Serbia

64. Sejshel

65. Sllovakia

66. Sllovenia

67. Afrika e Jugut

68. Spanja

69. Suedia

70. Zvicra

71. Taxhikistani

72. Tajlanda

73. Irlanda

74. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

75. Tunizia

76. Turqia

77. Turkmenistani

78. Ukraina

79.Emiratet e Bashkuara Arabe

80. Malta

81. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut

82. Uruguai

83. Uzbekistani

84. Venezuela

85. Vietnami

86. Zimbabve

87. Kosova

Lista e shteteve që njohin patentat shqiptare

1.Kosovë

2.Mal i Zi

3.Maqedoni

4.Kroaci

5.Itali

EMISIONET