Sekuestrohet makina që u përdor në atentatin e Kurbinit, në kërkim 3 autorët

Sekuestrohet makina që u përdor në atentatin e Kurbinit, në

Sekuestrohet makina e përdorur nga autorët në atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Mjeti ishte fshehur nga autorët në periferi të Tiranës.

Makina përdorej nga një 30-vjeçar për të lëvizur dhe mësohet se ishte marrë me qira nga autorët e atentatit.

Gjetja e mjetit u bë e mundur pas dëshmisë së marrë ditën e sotme ndaj Eduard Lamajt, i cili është arrestuar si autor i vrasjes së dyfishtë.

Fill më pas, policia ka sekuestruar edhe mjetin që përdorej nga Eduard Lamaj.  Makina tip "Land Rover" është gjetur në afërsi të spitalit ku ai mjekohej, në "Qytet Studenti".

Hetime dhe verifikime janë duke u kryer dhe për gjetjen e 3 autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë dhe armet e perdorura.

Video e Ora News: Dy me kapele e një me kamuflazh, nxjerrin Eduard Lamaj të plagosur nga hoteli

Ora News publikoi sot filmime të kamerave të sigurisë nga hoteli në Kurbin ku mbrëmjen e 30 majit 2020 pati shkëmbim zjarri dhe mbetën të vrarë Paulin 

Gjergji dhe Bujar Lika si dhe u plagos Kreshnik Tusha dhe Eduard Lamaj.

Policia arrestoi mbrëmjen e 22 qershorit Eduard Lamaj si autor kryesor i atentatit në një klinikë private ne Tiranë ku kishte shkuar për një ndërhyrje kirurgjikale pasi mbeti i plagosur natën e vrasjes.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket  momenti kur 2 bashkëpunëtorë tërheqin Eduard Lamaj i cili del i plagosur tek dera e hotelit.

Lamaj nuk mund të ngrihet dhe 2 bashkëpunëtorë të tij e tërheqin nga krahët për ta futur në makinë , ndërsa një i tretë i cili është i veshur me kamuflazh i ruan me automatik në dorë dhe futet në makinë i fundit.

Dy bashkëpunëtorët që mbajnë në krahë 30 vjecarin kanë në kokë njëri kapele me strehë dhe tjetri kapele dhe kapuç të bluzës me qëllim që të vështirësohet identifikimi i tyre.

Si u arrestua Eduard Lamaj - Identifikimi i 30 vjeçarit si autor i vrasjes së dyfishtë është bërë pas analizave të ADN-së marrë nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes. Identiteti i tij është përforcuar dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë ku ai mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ndërkohë policia po e mbante nën vëzhgim prej disa ditësh ndërsa ai qëndronte në banesën e të motrës në kryeqytet. Kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua u dërgua për mjekim në një klinikë private ku mjekohej prej ditësh. Atëherë agjentët vendosën të ndërhyjnë mbrëmjen e të hënës, 22 qershorit.


EMISIONET