Shemben banesat në Astir, asnjë rezistencë nga banorët
Pas një viti rezistence, banorët e Astirit kanë pranuar në heshtje shembjen e banesave. Policia dhe mjetet e rënda kanë nisur aksionin prej orës 6 të mëngjesit. Familjarët shprehen se janë të pafuqishëm për të reaguar, pasi në protestën e parë u sulmuan me gaz lotsjellës dhe u arrestuan.
Fadromat e IKMT kanë nisur herët në mëngjes shembjen e ndërtesave në zonën e Astirit.
Forca të shumta të rendit dhe policisë bashkiake rrethuan dy akset rrugore prej orës 6 duke mos lejuar kalimin as të makinave dhe as të këmbësorëve.
Madje pamjet iu ofruan dhe delegacioneve të huaja që kaluan në unazën e re.
Tashmë edhe rezistenca e banorëve ka rënë dhe për këtë argumentojnë dhunën e ushtruar në shembjet e para.
"20 mln euro për 1 km. Unë megjithë gruan time jam futur në burg"
Në mbështetje të tyre ish deputeti Klevis Balliu theksoi dhe një herë se të gjitha familjet duhet të marrin dëmshpërblim.
Shembjet në këtë fazë u parashikuan për rreth 40 objekte, për ti hapur më pas rrugën zbatimit të projektit të unazës së re.
Policia ka penguar edhe grupin e xhirimit të Ora News