Qytetari denoncon në "BOOM" mashtrimin 17 mln lekë të avokatit, rrezikon të humbasë shtëpinë
Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora ka sjellë këtë të hënë me zë dhe figurë skemën e mashtrimit që avokati Gazmir Xhurxhi ka përdorur ndaj klientit të tij Halit Dalliu.
Ky i fundit i ka dhënë prokurë avokatit që të shlyente në emër të tij debinë te një Shoqëri financiare, por avokati pasi i ka përvetësuar 17 milion lekë, nuk ka bërë asnjë likujdim.
Halit Dalliu: Mora avokat Gazmir Xhurxhin se kisha frike se mos përmbarimi më merrte shtëpinë. Në total unë kisha marrë 45 milion lekë , nga këto 35 milion i kisha likujduar. Avokati më tha, më jep 5 milion lekë për përmbaruesin që të mos veprojë dhe 12 milion lekë për kredinë që ke ngelur dhe e mbyllim këtë çështje. Unë bëra një prokurë ku e caktova avokatin që të më përfaqësonte në përmbarim dhe në bankë. Brenda 2 viteve i dhashë avokatit 17 milion lekë, që të më paguante kredinë por ai më mashtroi nuk kishte paguar asnjë lek. Këtë gjë e kuptova shumë vonë kur shkova për të pyetur në bankë nëse isha debitor apo jo.
Avokati Xhurxhi pranon që ka marrë lekët nga klienti dhe për këtë e ka pajisur edhe me faturat që ka arkëtuar pranë shoqërisë përmbarimore.
Avokati Gazmir Xhurxhi- Ka paguar dy mandate 4 milion lekëshe dhe dy mandate 2 milion lekëshe për periudhat njëra në tetor, njëra në prill. Nuk po më kujtohen tani datat ekzakt por siç i kam çuar unë në ato data, në ato data janë prerë mandatet me vulë me firmë e me të gjitha që do ti marrë prapë Gazi mandatet. Po më vure në dyshim mu, ke vënë në dyshim punën e të tjerëve. Halitit i thashë siç i kam mandatet janë mandatet origjinale, biles më tha më bjerë t’i bëj një fotokopje që t’ia çoj çunave ndaluam i bëmë një fotokopje.
Klienti- Po pra, po!
Avokati Gazmir Xhurxhi- Edhe i bëj prapë fotokopje unë, nuk është problem fare për atë pjesë jam unë, po më patën prerë mua të kam prerë unë ty. Do i marr edhe njëherë fotokopjet e mandateve, në prill në tetor, maj edhe në prill prapë që janë 2 mandate. Dy 2 milionëshe një është mandat i prillit dhe një mandat i majit.
Klienti- Janë 12 milion gjithësej.
Avokati Gazmir Xhurxhi- 12 milion janë gjithësej të paguara.

Klienti- 5 milion ia kemi dhënë, nuk na ka dhënë letra se është ky burrë.
Djali i klientit- Me një fjalë 12 kanë shkuar atje?
Avokati Gazmir Xhurxhi- Tani 12 janë në Përmbarim, keni edhe 4.5 milion lekë për me pagujt për me mbyll detyrimin principal dhe pastaj pjesa e gjobave se ato kanë ecur pafund ato gjobat zerohen në momentin që ti ke mbyll detyrimin sepse ato janë gjoba të pa vlefshme për aq kohë sa ka shkuar praktika në Përmbarim.
Klienti- 5 milion i kemi dhënë se ky i ka çuar për punën, se ai na ka mbrojt shtëpinë që nuk është shitur shtëpia se me qenë ne kishim dale përjashtë. Se është mik shpie, ia kam dorëzu 17 milion lekë atij burri, se ështe miku i shtëpisë.
Përmbaruesi privat mohon të jenë bërë likujdime, ndërkohë që shprehet se mandatet e pagesës janë të falsifikuara.
Qytetari- Katër million ia kam dhënë në prill 2016, katër milion ia kam dhënë në tetor 2016 dhe katër milion ia kam dhënë në prill të këtij viti.
Përmbaruesi- Ku janë mandatet?
Qytetari- Ja fotokopjet e mandateve, me firmë dhe me vulën tuaj, tha i kam derdhur te përmbarimi.Origjinalet tha i kam mbajtur vetë mua më dha fotokopjet.
Përmbaruesi telefonon avokatin Gazmir Xhurxhi: Më thotë kam një çështje që mbrohet prej jush si është problemi? Ai tregon disa mandate në emrin tim që i ke prerë. Ça janë këto mandate që ke prerë në emër të ARDAEL-it? Po ai thotë ARDAEL o vëlla, ia kam dhënë atij lekët thotë dhe i kam derdh në përmbarim, ia kam dhënë përmbaruesit thotë. Mos ngatërro përmbarimin në këto gjëra.Ça ka firmosur ai vetë këtu?
Qytetari- Se di se si i ka bërë, veç më ka thënë mandatet i kam prerë te zyra e permbarimit. Lekët i kam çuar në përmbarim. 5 milion lekë tha do ia jap.
Përmbaruesi- Po qenka per ti ** robt atij.
Gjykata e Shkallës së Parë ka shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit avokatin Gazmir Xhurxhi, por kjo nuk ka lehtësuar aspak gjendjen e qytetarit të mashtruar pasi në çdo moment mund t’i sekuestrohet shtëpia të cilën ai e ka lënë si garanci.
