Pas tërmetit, në Turqi paralajmërohet edhe një mot i ftohtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2020, 22:23
Pas tërmetit 6.8 ballë në Turqi, shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar edhe një mot të ftohtë.
Kjo situatë është në disfavor të personave të cilët për fat të keq do të kalojnë natën jashtë.
"Qytetarët tanë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut nga i ftohti ekstreme dhe ngricat, pasi parashikohet që moti do të jetë me temperatura të ulëta gjatë natës në zonën e tërmetit dhe rrethinat", shkruan në Twitter, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë.