Olluri: Gazi lotsjellës në protestat e opozitës, dhuratë e Presidentit Thaçi për Edi Ramën

Gazi lotsjellës që u përdorur nga qeveria gjatë kohës së protestave të opozitës është një dhurat e Presidentit Hashtim Thaçi për kryeministrin Edi Rama.

Gazetari nga Kosova dhe drejtori ekzekutiv i Insider,  Parim Olluri në një lidhje me skype me gazetaren Beti Njuma ne studion e lajmeve te Televizionit Ora sqaron se marrëveshja është nënshkruar nga dy drejtorët e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, për shkak të ligjit, Kosova e ka të ndaluar që ti japë armë jo vetëm Shqipërisë, por asnjë vendi tjetër.  

Parim Olluri: Zoti Sandër Lleshaj është deklaruar publikisht në komisionin për siguri në 11 nëntor se kemi pasur gaz lotsjellës nga rezervat dhe thotë që kanë mbetur në rezervar prej kohës kur ka qenë në pushtet Sali Berisha. Burimet tona na tregojnë që ka qenë personalisht Presidentit Thaçi që i ka bërë një dhuratë partnerit të tij politik Edi Ramës për ti shtypur protestuesit e opozitës shqiptare. Këtë e ka realizuar përmes tre vetave që kanë poste të larta në Kosovë, duke përfshirë Rashit Qalaj, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, i cili është njeri i afër me PDK. Thaçi ka shfrytëzuar edhe dy njerëz të tij, Behgjet Pacollin, i cili i ka vënë vulën nënshkrimit të kësaj marrëveshje duke e trajtuar si marrëveshje ndërkombëtare. Po ashtu ministri i Punëve të Brendshme ka qenë një zyrtar i ulët i aleancës kosovare, parti i Pacollit. Kjo treshe vetëm e ka formalizuar urdhrin që është jo zyrtar. Është si një lloj dhuratë për Edi Ramën për të shtypur protestuesit për shkak të inatave të tij me Berishën.

Gazetari Olluri tha se ky lajm nuk ka lidhje me vizitën e Kurtit në Tiranë. Sipas tij nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kosova.

Parim Olluri:  Nuk koincidencë me vizitën e Kurtit në Tiranë, nuk është publikuar për këtë arsye. E vetmja koincidencë mund të jetë ndërrimi i pushteteve. Njerëz që brenda sistemit që presin ndëshkim të zyrtarëve që janë përfshirë në këtë aferë nga qeveria Kurti.  Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar në Kosovë.




EMISIONET