Pranga për atentat, FNSH arreston 42-vjeçarin e rrezikshëm në Mamurras
Një person i cilësuar me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në një operacion të Forcave Speciale në Mamurras. Ndërkohë në Fier një kulvues i bimëve narkotike është vënë në pranga, teksa policia ka nisur skanimin e zonës me dronë.

Këto janë pamjet e opercionit në Mamurras të Kurbinit ku policia arrestoi 42 vjeçarin Bardhok Noka, person në kërkim i cilësuar me rrezikshmëri të lartë.
Aksioni u krye nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës pasi policia e Kurbinit kishte marrë më parë informacion për vendndodhjen e tij.
Më 29 prill të këtij viti, Noka me një bashkëpunëtor tentuan të vrasin një person duke qëlluar me armë ndaj mjetit ku ai udhëtonte.
Ndërkohë tre persona janë në pranga në Fier e Elbasan për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike.
Një 27-vjeçar u arrestua gjatë një operacioni të policisë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Në pranga është vënë Fjorald Mehmetaj, pasi në banesën e tij janë zbuluar 30 fidanë në kubikë në tentativë për t'i kultivuar në tokë.
Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore, ku për kontrollin e territorit janë angazhuar mbi 100 efektivë policie.
Kontrollet u përqënruan në zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.
2 persona u arrestuan dhe rreth 30 kilogram kanabis u sekuestruan nga Policia e Elbasanit në orët e para të mëngjesit.
Lënda narkotike po transportohej nga një makinë që udhëtonte nga Elbasani.
Të arrestuarit janë Ildi Dushku nga Korça dhe Ylli Spaho.
Ky i fundit është person me precedent të mëparshëm penal pasi ka qenë i dënuar me burg për plagosje.
