Masa, at e bir mohojnë vrasjen e 43 vjeçarit Alket Muho në Memaliaj

Masa, at e bir mohojnë vrasjen e 43 vjeçarit Alket Muho në

Gjykata e Gjirokastrës la në burg babë e bir Hetem e Dino Muhon, 59 e 20 vjeç si autorë të dyshuar të vrasjes në Rabije të Memaliajt të 43 vjecarit Alket Muho!

Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, ata mohuan vrasjen, ndërsa theksuan se ata ndodheshin në fshatin malor ku u ndaluan si të dyshuar për vizitë miqësie!

Por Gjykata e Gjirokastrës e përfaqësuar nga gjyqtarja Mirela Kore dhe prokurori Spartak Çoçoli caktoi për ta masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas policisë dy kushërinjtë e vranë 43 vjecarin për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba në fshatin Rabie të Memaliajt.

Fillimisht mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, u hodh pista se ai mund të ishte vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në zonën e Tepelenës e Memaliajt!

EMISIONET