Limaj: TIKA agjenturë e zbulimit, terrori i Erdogan të mos transferohet në Shqipëri

Limaj: TIKA agjenturë e zbulimit, terrori i Erdogan të mos

Ish-atasheu i Shqipërisë në Ankara, Hajro Limaj i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila thotë se agjencia turke për arsim dhe kulturë TIKA në Shqipëri është një agjenturë që zbulimit që punon për të përçarë vendin tonë.

Limaj: TIKA, është kthyer në Kosovë dhe këtu një agjenturë e zbulimit që po prish ekuilibrat këtu. Ne nuk na duhet as Erdogan dhe as Gylen. Më vjen shumë keq që kryeministri ynë bëhet pjesë e kësaj loje të pistë që po bën Erdogan në Shqipëri dhe në Kosovë. 29 eurodeputetë votuan shkresa kundër Kosovës për rrëmbimin e turqve në Kosovë. Ata janë arsimtarë nuk janë terroristë. Ata kanë punuar 12 vjet në Shqipëri dhe 8 vjet atje dhe nuk kanë lidhje me grushtin e shtetit atje. Grushtin e shtetit nuk e njeh Amerika. Është një skenar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe shefit të SHISH. Turqia sot është problem ndërkombëtar. 242 diplomatë turq kanë marrë strehim në Gjermani, janë 9 gjeneralë. Terrori që ka vendosur Erdogan në Turqi ta mbajë në Turqi. Shqipëria dhe Kosova nuk janë vilajete të Turqisë.


EMISIONET