Pozicionuar 120 kilometra nga qyteti i famshëm X'an në Kinë, mali Huashan është një ndër 5 malet e shenjtë të Taoizmit dhe rruga më e vështirë.

Pavarësisht vështirësive të këtij kalimi, mijëra persona përpiqen çdo vit për të shijuar pamjen e pabesueshme të tij, por jo pa ngjitur më parë 370 shkallë të ndërtuara në mënyrë vertikale dhe me zinxhirë të varur në një shkëmb të lartë 300 metra.

I njohur për 'shkallët drejt qiellit', këto shkallë ngjiten aq lart, sa nuk arrin as ta shohësh fundin e tyre. Por, nëse mendon se kjo është pjesa më e vështirë e rrugës, gabohesh. Në të vërtetë, është më e thjeshta.

Ka shkallë të tjera që çojnë në një shteg të bërë me dru, tek i cili, meqë nuk është e detyrueshme të përdorësh disa pajisje sigurie, është shumë i rekomanduar.

Kjo pjesë quhet 'Changong Zandao' dhe njihet si pjesa më e rrezikshme e rrugëtimit, për shkak të lartësisë: 4 metra lartësi dhe vetëm 76,2 centimetra gjerësi

Pas kësaj është ende një shtrirje rruge marramendëse që njihet si 'Dragoi i Zi', ndërtuar në një shkëmb të gjerë vetëm pak centimetra. Më pas duhet të ngjisësh mure thuajse vertikalë, ku mund të mbështetesh vetëm në zinxhirë të ndryshkur dhe shkallë të vjetra.

E gjitha kjo kërkon 10 orë për t'u ngjtur. Gjithsesi, për më dembelët dhe më pak aventurierët, është edhe një teleferik, i cili të çon në majë për një pagesë të vogël.

Keto janë gjëra që nuk zgjidhen me konferenca, por në mënyrë diplomatike, pastaj turku all pergjigjen


/Ora News.tv/