Hila: Kacifasi u vra me kërkesë të policisë greke
Dritan Hila, gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Arena” deklaroi se Kostandin Kacifasi u vra me kërkesë të Policisë Greke.
Deklarata u bë nga në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, ku Hila tha se Policia greke ka marrë Drejtorin e Policisë në Shqipëri duke iu lutur që ta ekzekutojnë.
Hila: Duke qenë se pesha jonë në NATO me atë të Greqisë është ku e ku, na intereson një politikë bashkëpunimi.
Zheji: Kjo bashkëpunim shkon deri në moskërbishtje?
Hila: Ti e di që Kacifas është vrarë me kërkesë të policisë greke se nuk donin që të kalonte në territor të tyre, prandaj nuk i bie këtyre borive. Ka marrë drejtorin e Policisë tonë dhe i ka thënë, ju lutem ekzekutojeni mos të na hyjë këndej se nuk dimë c’ta bëjmë.