Grabitja e bankës, 30 ditë paraburgim për Kullën, 2 të tjerët pa afat

Tre autorët e dyshuar për grabitjen e bankës në ish-Bllok, kanë dalë para gjykatës së Tiranës për t'u vlerësuar me masën e sigurisë.

Për Roland Litin dhe Alan Babameton gjykata vendosi arrest me burg ndërsa masë me afat 30 ditor me kërkesë të prokurorit u vendos vetëm për Robert Kullën, me qellim verifikimin e alibisë së ngritur nga ai për burimin e parave te sekuestruara dhe vendndodhjen ditën e grabitjes.

Asnjë prej të dyshuarve nuk pranoi në gjykatë përfshirjen ne grabitjen e bankës. Madje, edhe Roland Liti për të cilin prokuroria tha se i kish gjetur shenjen e gishtit në një shishe uji në vendngjarje, tha se ditën e ngjarjes kishte qenë në banesë pasi kishte ditëlindjen e vajzës.

Liti: Në atë datë kam qenë në shtëpi.

Edhe dy të akuzuarit e tjerë pretenduan se nuk kishin lidhje me grabitjen dhe se në mal të zi kishin shkuar për të shoqëruar disa shokë qe kishin ardhur nga gjermania.

Në lidhje me sasinë e parave të gjetura ne banesën e Bashkim Kullës, ky i fundit pretendoi se janë të ardhura te përfituara nga qeratë e dy objekteve, pretendim që do të verifikohet nga prokuroria brenda 30 ditëve të masës se tij të sigurisë.

Përgjatë gjithe procesit të arrestuarit u shfaqën të qetë , ndërsa te tre deklaruan se ishin të papunë dhe dy prej tyre me arsim 8 vjeçar. Vetëm Alan Babameto deklaroi se ka përfunduar arsimin e lartë, Institutin e Sporteve.

 

Ne foto: Robert Kulla ne Gjykate

Ne foto: Robert Kulla ne Gjykate

[caption id="attachment_822493" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Robert Kulla ne Gjykate Ne foto: Robert Kulla ne Gjykate[/caption]

[caption id="attachment_822446" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Robert Kulla ne Gjykate Ne foto: Robert Kulla ne Gjykate[/caption]

/Oranews.tv/

 

 

EMISIONET