Anti-KÇK zbarkon në Shijak: Verifikim resortit ku u mbajt peng Jan Prenga dhe pasurive të familjes Hajri
Ashtu siç ishte paralajmëruar sot ka nisur punën në terren operacioni "Forca e Ligjit". Oficerët e OPL kanë zbarkuar në Shijak, në restortin "Golden", ku u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga.
Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se nga ana e policisë janë kërkuar që të kryhen verifikimit dhe të justifikohet pasuria e familjarëve të Altin Hajrit, i cili është edhe pronari i resortit.
Nga verifikimet e operacionit Forca e Ligjit rezultojnë 3 shtëpi dhe 1 karburant në pronësi të familjes Hajri.
Në rast se nuk plotësohet formulari dhe dokumentacioni i parashikuar, do të bëhet sekuestrimi i pasurisë nga ana e Prokurorisë. Për 15 ditë SPAK do të kryejë hetimet në lidhje me këtë pasuri.
Pas hetimeve do të jetë gjykata që do të vendosë për konfiskimin e kësaj pasurie që është sekuestruar.
Janë 250 subjekte që pritet t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK.
Raportohet se janë mbledhur të dhëna nga interpoli dhe nga agjensitë e tjera ligjzbatuese lidhur me persona qe dyshohen se kanë përfituar pasuri nga veprimtaritë kriminale. Njësia operacionale Forca e Ligjit do të veprojë për personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë, por gjatë hetimeve nuk e kanë justifikuar pasurinë.
Një tjetër risi sipas autoriteteve ka të bëjë me vendimet e gjykatave për të kthyer sekuestrot e vendosura nga policia. Që nga viti 2017 rreth 107 pasuri janë sekestruar nga ana e policisë por vetëm 4% e tyre janë vendosur për konfiskim nga ana e gjykatës.
Lidhur me apartamentet që janë konfiskuar kohët e fundit, nga 48 apartamente vetëm 4 janë sekuestruar nga policia. Ndërsa përsa i përket trojeve nga 40 të tilla të konfiskuara nga policia, vetëm 2.5% e tyre janë sekuestruar.
Këto pasuri do të jenë nën mbikqyrjen e policisë e cila do të kryejë verifikimet e nevojshme dhe më pas do jetë SPAK dhe gjykata që do vendosin për proçedurat e nevojshme.
