E përqeshi para një jave, Paloka i kthen 'reston' Edi Ramës, e godet me bojë
Një javë më pas, Edi Paloka i kthen 'reston' kryeministri Edi Rama. Seanca e kësaj të enjteje (14 shkurt) nisi me tensione, madje kur i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Deputeti Edi Paloka i hodhi në fytyrë bojë me të cilën kishte mbushur një shiringë.
Sulmi me boje ndodhi në momentin kur Rama po i drejtohej Talat Xhaferrit duke i kërkuar falje për fjalimin që Basha sapo kishte përfunduar në foltoren e Kuvendit.
"I dashur mik, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes por dua tju siguroj që fëmiu sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por nuk di se çfarë thotë"
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e Edi Palokës por ky i fundit nuk pranoi të dilte.
Tensioni u rrit pasi në foltore shkuan edhe deputetë të tjerë demokratë. Ruçi ndërpreu seancën për disa minuta dhe pasi u mblodh byroja u vendos që Paloka të përjashtohej për 10 ditë.
Javën e kaluar kryeministri Edi Rama ironizoi Palokën, teksa e përqeshur.
Reagimi i Sali Berishes - Berisha e quajti veprimin e Palokës si vendim për tu dhënë fund sharjeve dhe fyerjeve të opozitës. Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë Kuvendit, komentoi incidentin e ndodhur në seancë
Berisha: A nuk ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë që në cdo dalje shan kryetarin e opozitës. Vetëm në Venezuelë ndodh kjo. Në bashkinë e Skraparit i lanë të gjithë pa rroga, sepse ka fatkeqësinë të jetë bashkia nga ka ardhur Presidenti i Republikës dhe nuk zbatojnë ligjin. I kanë bllokuar thesarin. Këta janë gangsterë dhe çfarëdo tu hedhësh në fytyrë këtyre borxhi nuk u del.
Nis procedim penal- Ministria e Brendshme permes nje njoftimi informoi se kryeministri ishte sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur
"Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka." informoi ministria e Brendshme.
Shikoni momentin e fokusuar ne aparatin fotografik nga LSA
Reagon Monika Kryemadhi - Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në përfundim të Kuvendit akuzoi kryeministrin Rama për bullizëm.
"Vjen një moment që të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve, por e disata herë që ky kryministër rrugaç ka bullizuar shqiptarët në radhë të parë duke i konsideruar me organe gjenitale, me pas vazhdon dhe bullizon deputetët në Parlament, bullizon ministrat e tij" tha kryetarja e LSI-se . Lexoni me shume
Reagon Spiropali- Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Spiropali tha se veprimi që bëri sot deputeti i PD, Edi Paloka ishte një shfaqje e shëmtuar.
'I themi njerëzve që janë më të zgjuar dhe më inteligjent se ajo turmë që u fut në Kuvend për të bërë atë shfaqje, që mos të ndjekin zjarrin e opozitës por të qëndrojnë deri në fund me Shqipërinë. Në këtë moment të gjithë shqiptarët duhet të janë ne një zë që aktet e tilla të mos përsëriten. Për masat që do merren ndaj personave do vendosë kryesia e kuvendit" tha Ministrja e Shtetit. Lexoni me shume