Dokumenti i Kadastrës së Durrësit: Lulzim Berisha, zero pasuri të regjistruar
Lulzim Berisha i është përgjigjur kërkesës së policisë së shtetit për burimin e pasurive të tij. Avokati Detar Hysi njoftoi se është plotësuar formulari i policisë duke dhënë gjithë informacionin që është kërkuar për pronën që disponon.
Bashkë me formularin është dorëzuar dhe një dokument i lëshuar nga kadastra e Durrësi ku rezulton se nuk ka asnjë pronë të regjistruar pranë zyrës shtetërore.
Berisha u dënua në 2012 me burgim të përjetshëm dhe u lirua me kusht në 2016,
Ndërkohë sot formulari i OFL i është dërguar Dashamir Gjokës, i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali, Emiljano Hysenaj i dënuar për trafik droge në Gjermani dhe i afërmi i tij Edlir Hysenaj
Dje policia filloi verifikimet edhe për pasurinë e Ardian Çapjas, të cilit i është kërkuar burimi i pasurive që disponon. Ndërkohë që në ditën e parë të aksionit u sekuestrua kompleksi i vëllezërve Hajri në Shijak dhe disa prona në qytetin e Shkodrës në pronësi të shtetasve Doci.

