Dokumentar për Lazër Radin në 101 vjetorin e lindjes
Jeta dhe krijmtaria e avokatit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Lazër Radit u prezantuan këtë të shtunë përmes një dokumentari. Autorja, Tefta Radi, ka risjellë në vëmendje kalvarin e vuajtjeve të disidentit shqiptar që u dënua me 30 vite burg gjatë regjimit komunist. Dokumentari përkon edhe me 101 vjetorin e lindjes së tij.
Krijmtaria dhe kontributi i Lazër Radit i mbetur në hije gjatë regjimit komunist është prezantuar këtë të shtunë në ambientet e Akademisë së Arteve.
Dokumentari që mban autorësinë e Tefta Radit risjell në vëmendje jetën dhe kalvarin e vuajtjeve te avokatit, shkrimtarit dhe publicistit.
Dokumentari përkon edhe me 101 vjetorin e lindjes së Lazër Radit i cili i përket së njëtës plejade të Musine Kokalarit dhe të disidentëve të tjerë të cilët u dënuan për bindjet e tyre kunder regjimit komunist.
Bilal Kola: Lazër Radi në gjykimin tim në vetëvete simbolizon atë plejadë intelektualësh të cilët ne duhet medeomos jo ti rivlerësojmë sepse ata kanë rivlerësuar veten, por t’i ballafaqojmë me publikun, t’ua heqim pluhurin e thellë të harresës.
Leka Ndoja: Spektatorët duhet të shohin përmes Lazër Radit se me cilët bashkëpunëtorë kishim të bënim në në vitet ’90.
Ndërsa familjarët e Lazër Radit kërkuan që të vlerësohen të gjithë personat që kanë kontribuar për Shqipërinë, por që u dënuan padrejtësisht.
Jozef Radi: I gjithë dokumentari është konceptuar në fatin e intelektualit shqiptar në shekullin e XX. Nuk ishte shumë e lehtë sepse krahas asaj që quhet pluhuri i harresës është edhe një element tjetër shumë i rëndësishëm që vlerat dhe kujtesa kolektive duhet të na detyrojë të gjithëve që punë të këtij niveli, vlerësime të këtij niveli të bëhen pak më shumë.
Në formimin e Lazer Radit ndikoi edhe njohja me shkrimtarin Migjeni, kujtimet me të cilin i përmblodhi në librin ‘Verë me Migjenin’ i cili pa dritën e botimit në 22 shtator 1998, ditë ku ai ndërroi jetë.
/Oranews.tv/
