Atentati: Viktima, djali i një mjeku në spitalin e Vlorës. Shpërthimi i frikshëm

Atentati: Viktima, djali i një mjeku në spitalin e Vlorës.

Kristian Breshanaj është viktima që u vra pak pas mesnatën e së shtunës rreth orës 00:30 në qytetin e Vlorës.

Ai u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në lagjen e quajtur 'Uji i Ftohtë', ku mori 5 plumba në trup.

Mësohet se babai i tij punon si mjek në spitalin rajonal të Vlorës, mjek reanimator prej vitesh në këtë spital.

25-vjeçari ka qenë i njohur për policinë e Vlorës. Mësohet se është vënë në pranga më 23 qershor 2014, në kushtet e flagrancës ,pasi ju gjend lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë makina e autorëve, automjet i llojit BMW me targa greke u gjet e shkrumbuar nga flakët në lagjen "10 Korriku" në Vlorë.

Nena: Degjuam shperthimin

Nje nene e cila banon në lagjen ku u dogj makina e autorëve rrëfen momentet e frikës që ka përjetuar. Ajo thotë që lagja është problematike pasi kanë ndodhur ngjarje të tilla edhe më përpara.

''Dëgjuam një zhurmë po kisha frikë të dilja përjashta. U tremba po isha plakë, kisha frikë dilja jashtë. Dëgjuam që ishte shkrumbuuar diçka. Kur plasi dëgjuam një zhurmë të madhe. Ne u habitëm çfarë ishte kjo. Ndihem e frikësuar. Po ndodhi këtu ndodh kudo. Ka ndodhur edhe para ca vitesh. Lagja mbetet problematike. Është errësirë, Vetem per 2 llamba. Të vret tjetri dhe nuk e di kush është'' thote nena. 

EMISIONET